E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinezët ndryshojnë mbiemrat, nuk i njeh kompjuteri

Pekin, 16 gusht - Dyqind anëtarë të një familje kineze, siç raporton BBC, po ndryshojnë mbiemrat e tyre, pasi që karakteret që përdoren për të shkruar atë janë aq të rrallë, sa që kompjuterët nuk i njohin.

Sistemet kompjuterike të kodimit i konvertojnë shumicën e karaktereve kineze për printim, por disa janë aq të rralla sa që kurrë nuk iu caktohet një kod.

Midis tyre është një variant i mbiemrit Shaan, nga provinca Shangdong.

Nëse Shaanët dëshirojnë leje të qarkullimit apo leje qëndrimi të lëshuar nga kompjuterët, ata duhet të ndryshojnë mbiemrin e tyre.

Fjalët kineze që shqiptohen njësoj mund të diferencohen varësisht nga pamja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›