Bunjaku synon të shënojë më shumë se edicionin e kaluar

Prishtinë, 16 gusht - Sulmuesi i Nurnbergut, Albert Bunjaku, ka shënuar gol në ndeshjen e parë zyrtare të edicionit 2010-2011. Reprezentuesi i Zvicrës të dielën ka realizuar në fitoren 2:0 të Nurnbergut si mysafir kundër Eintracht Trierit, në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Gjermanisë. Bunjaku shënoi golin e parë në minutën e 15-të, ndërsa luajti tërë ndeshjen.
Bunjaku është shprehur i gëzuar që ka gjetur golin që në ndeshjen e parë. Ai është i bindur se në edicionin e ri të Bundesligës 1 që nis të premten e ardhshme do të shënojë më shumë se kampionatin e kaluar. 26-vjeçari kampionatin e kaluar ka shënuar 12 gola.
"Sot morëm fitore të rëndësishme, por për mua i rëndësishëm është edhe fakti që shënova në ndeshjen e parë. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në ndeshjet kampionale. Synoj që të shënoj më shumë se kampionatin e kaluar", ka thënë Bunjaku të dielën për gazetën. Ai ka bërë të ditur se Nurnbergu edhe në kampionatin e ri synon që të sigurojë ekzistencën në Bundesliga 1.
"Do të jetë kampionat i vështirë. Shpresoj të kemi start të mirë. Synim kemi të mbesim në elitë. Skuadra ka bërë disa përforcime. Shpresoj se lojtarët e ardhur të japin kontribut të vlefshëm për të realizuar qëllimet e klubit".
Nurnbergu edicionin e kaluar ekzistencën në Bundesligë e siguroi përmes barazhit.
Sulmuesi gjilanas ka bërë të ditur se javën e kaluar ka pasur probleme me muskujt për shkak të pushimit të bërë pas kampionatit botëror. Ai ka filluar më vonë se lojtarët tjerë përgatitjet për edicionin e ri.
"Në fazën përgatitore kam vërejtur se jam në formë të mirë. Këtë e kam vërtetuar edhe sot. Shpresoj vetëm që mos të pësoj ndonjë lëndim. Nëse nuk lëndohem jam optimist se do të kem stinor të mirë".
Bunjaku thotë se është kërkuar nga dy skuadra të Bundesligës 1 dhe një tjetër e kampionatit anglez.
"Kam pasur tri oferta të mira. Dy skuadra të Bundesligës 1 dhe një e ligës së Anglisë më kanë kërkuar, por drejtuesit e Nurnbergut kanë kërkuar shtatë milionë euro për të më liruar. Kjo shumë ishte e madhe për skuadrat e interesuara. Në fakt unë isha i interesuar të largohem nga Nurnbergu, por pasi kjo nuk ndodhi më duhet të koncentrohem këtu ku jam dhe të bëj më të mirën për klubin", ka shtuar Bunjaku.
Sulmuesi 26-vjeçar ishte pjesë e Zvicrës në botërorin "Afrika e Jugut 2010". Luajti 15 minuta në takim kundër Kilit.
Zvicra në eliminatoret për "Euro 2012" do të takohet me Anglinë, Bullgarinë, Uellsin dhe Malin e Zi, në kuadër të Grupit G.
"Jemi në grup mjaft të fortë dhe do ta kemi vështirë që të kualifikohemi. Por, në futboll vazhdimisht ka befasi. Shpresoj të paraqitem më shumë në ndeshjet eliminatore dhe të tregoj aftësitë e mia, pasi realisht meritoj të luaj rregullisht".