Pitoni ruan drogën e trafikantëve

Romë, 16 gusht – Gjatë aksioneve për shkatërrimin e bandave të drogës, policisë italiane i është dashur së pari të kontrolloj një piton të madh, qëllimi i të cilit ishte ruajtja e drogës.
Gjatë bastisjes së një apartamenti në Romë, policët hasën në një piton tre metra të gjatë, i cili i sulmoi. Policët pasi arritën të kontrollojnë gjarprin, nën të gjetën 200 gram kokainë të pastër, që e ruante me xhelozi.
Besohet se trafikantët kanë përdorë këtë gjarpër të rrezikshëm për t’i frikësuar klientët dhe për t’i detyruar të paguajnë.
Në aksion janë arrestuar 12 trafikantë dhe janë konfiskuar pesë kilogramë kokainë, raporton agjencia Ansa.
Kujdesin për pitonin (Python Molurus Bivittatus), me origjinë nga Guineja, i cili vlerësohet me një shumë të konsiderueshme, e ka marrë kopshti zoologjik i Romës.