Eva Longoria dëshiron martesë si të Beckhamëve

Los Angeles, 16 gusht - Aktorja Eva Longoria, e cila është e martuar që tre vjet me lojtarin e NBA, Tony Parker, nuk e fsheh dashurinë për të, ndërsa këshillat martesore i merr nga Victoria Beckham.
“Kënaqem në martesën me Tonyn. I ndajmë të njëjta qëllime dhe vlera në jetë dhe zbavitemi shkëlqyeshëm. Nuk më pengon që ai është i gjatë, i bukur dhe tërheqës. Mendoj se do të arrij ta mbaj”, u mahnit aktorja. Pasi që të dy janë shumë të zënë dhe shpesh udhëtojnë, kanë vendosur rregullën se nuk mund të kalojnë mbi dy javë pa u parë. Eva pranon se gjatë verës kishte udhëtuar në Zvicër vetëm për të darkuar me të.
Eva ka zbuluar se këshilla martesore i jep mikja Victoria Beckham. “Victoria është e mrekullueshme. Burrat tanë janë sportistë dhe shpesh udhëtojë. Prandaj, Victoria më ka dhënë disa këshilla për të kaluar këtë me lehtësi. Ajo është gjithashtu nënë e mrekullueshme. Po ta shihni me fëmijë, atëherë do të kuptonit se çdo gjë në jetën e saj i kushtohet atyre dhe Davidit. Ajo është një model i mirë dhe vërtetë do të dëshiroja që martesa ime të ishte si e saj”, ka deklaruar për mediet britanike.