King: Shpresoj Bayerni të fitojë

Kapiteni i Tottenhamit, Ledley King, thotë se do të jetë vështirë ta pranojnë të humbin vendin që kualifikon në Ligën e Kampionëve edhe pse ata përfunduan në pozitën e katërt.
King thotë se nëse Chelsea mposht Bayernin për të siguruar vend në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm duke lënë Spursat jashtë garës evropiane, do të jetë një gjë e vështirë për t`u përtypur
“Do të jetë pak e vështirë ta pranojmë nëse kjo ndodh, por ne jemi të vetëdijshëm për rregullat dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”.
“Është e qartë se ne duam skuadrat angleze t`ia dalin mirë, por në këtë rast ju do të bënit tifo për Bayern Munich. Ne shpresojmë ata të fitojnë”, ka thënë King.