E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaka, në Gladbach për 11 milionë franga

Granit Xhaka, sipas të gjitha gjasave, nga sezoni i ardhshëm do t’i mbrojë ngjyrat e Borussia Monchengladbachut. Mediat zvicerane janë marrë edhe me detajet e këtij transferi.

Sipas magazinës Blick, klubi gjerman do t’ia paguajë Baselit 11 milionë franga (8,5 milionë euro), për mesfushorin kosovar. Presidenti i Baselit, Bernard Heusler ndihet i kënaqur me rrjedhën e bisedimeve.

Tashmë kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla, deri tek finalizimi i transferit. “Bisedimet me Gladbachun kanë qenë shuam të mira dhe të kënaqshme”, tha kreu i klubit zviceran.

19 vjeçari, i cili kishte arritur marrëveshje me Monchengladbachun kohë më parë, do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, deri në vitin 2016. Përpos shumës së transferit, kampioni zviceran pritet të përfitojë edhe para tjera bonus nga shitja e lojtarit, varësisht prej paraqitjeve të përfaqësuesit zviceran dhe prej arritjeve të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›