E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirchner kritikon dhe kërkon dialog me Britaninë

Argjentina konsideron se është absurde dëshira e Britanisë së Madhe që në shekullin e 21-të të ruajë koloni të saj, në 14 mijë kilometra largësi nga brigjet e saj.

Këtë e deklaroi presidentja e shtetit, Christina Kirchner, me rastin e 30-vjetorit nga lufta për ishujt, të quajtura nga britanikët Folkand, ndërsa nga Argjentina Malvine.

"Është absurde që të pretendosh që të qeverisësh në largësi prej 14 mijë kilometra me Ishujt Malvine, të cilat janë në ujërat tona", deklaroi Kirchner në ceremoni.

Kirchner theksoi se është padrejtësi që në shekullin 21-të ende ekzistojnë enklave koloniale dhe 10 nga gjithsej 16 prej tyre janë të Britanisë së Madhe.

Presidentja e Argjentinës sërish kërkoi dialog me Britaninë e Madhe.

"Nuk dëshirojmë asgjë, përveç dialog midis dy shteteve për ta shqyrtuar çështjen për sovranitet dhe i cili i përket interesave të banorëve të Ishujve Malvine", deklaroi ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›