Kirgistan, Otunbajeva: Jo peng i shteteve të tjera

Kreu i qeverise se perkoheshme ne Bishkek, Rosa Otunbajeva ka deklaruar se: Kirgistani nuk duhet të mbetet ende peng i shteteve të tjera. Otunbajeva u shpreh se nuk do të pranojë që vendi i saj të shfrytëzohet edhe më tej nga vendet e tjera. Qeveria e re është e vetëdijshme, se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara konkurojnë për të marrë nën ndikim Azinë Qëndrore, por kjo nuk duhet të ndodhë në kurriz të Kirgizisë.
Marrëdhëniet, veçanërisht me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara do të përshtaten me interesat kombëtare të vendit, theksoi Otunbajeva. Kirgistani ka rëndësi të madhe strategjike për Rusinë dhe SHBA-në, të cilat kanë aty baza ushtarake. Pas kryengritjes së përgjakshme, ish Presidenti i rrëzuar nga pushteti dhe i larguar nga vendi për në Kazakistan, Kurambek Bakijev deklaroi të premten edhe zyrtarisht dorëheqjen e tij nga posti.
Adela Zeza