E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aeroporti i Prishtinës, anulohen 40 fluturime

Dyzetë fluturime janë anuluar të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës si pasojë e pluhurit të shkaktuar nga vullkani në Islandë, i cili ka bllokuar qarkullimin ajror nëpër shumicën e shteteve të Evropës. Gjatë ditës së shtunë në Aeroportin e Prishtinës ishin planifikuar të realizoheshin 40 fluturime.

“Mirëpo për shkak të bllokadës së shkaktuar nga pluhuri në shumicën e vendeve evropiane nuk do të realizohen më se 80 për qind e fluturimeve të planifikuar,” theksoi zëdhënësi i Aeroportit të Prishtinës, Altin Ahmeti duke shtuar se nuk janë anulluar vetëm fluturimet në drejtim të Shqipërisë dhe Kroacisë dhe sqaron. "Vetëm këto dy fluturime janë realizuar pasi shumica e aeroporteve në vendet europiane janë mbyllur. Ende nuk kemi informacion se kur do të zhbllokohet kjo gjendje," tha zëdhënsi Ahmeti. Nga anullimi i këtyre fluturimeve Aeroporti i Prishtinës do të humbë rreth 120 mijë euro, pasi nga një fluturim aeroporti përfiton rreth katër mijë euro.

Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e shtunë , 17 prill 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›