E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirgistan, opozita: Zgjedhjet janë të paligjshme

"Për shkak të dhunimeve masive dhe të paprecedenta, ne i konsiderojmë këto zgjedhje të paligjshme. (...) Ne do të tërheqim vëzhguesit tanë nga qendrat e votimit dhe do të kërkojmë që rezultati i zgjedhjeve të konsiderohet si i paligjshëm'', deklaroi Atambaiev.

"Ne refuzojmë të marrim pjesë në zgjedhje të tilla'', shtoi ai, duke konstatuar që sipas legjislacionit në fuqi, kandidatët për zgjedhjet presidenciale mund të tërheqin kandidaturën e tyre edhe më vonë se tre ditë para zgjedhjeve.

Një nga partitë kryesore të opozitës, Partia Socialdemokrate e Kirgistanit, që mbështet Atambaiev, kishte akuzuar më parë qeverinë për mashtrime masive, disa orë pas hapjes së qendrave të votimit në orën 08:00 në këtë vend akoma të pastibilizuar, që u shpall i pavarur më 1991. Fitorja e presidentit aktual, Kurman Bakiev nuk duket e dyshimtë dhe opozita ka bërë thirrje për manifestime në përfundim të zgjedhjeve që do të përfundojnë në orën 20:00.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›