Kirgistani mbyll bazën ajrore amerikane
Manas - Kirgistastani ka mbyllur bazën ajrore strategjike amerikane në Manas. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga parlamentarët kirgiz. Manas është baza e fundit e forcave amerikane në Azinë Qendrore dhe me rëndësi për furnizimin e trupave aleate në Afganistan. Vendimi nga Bishkeku konsiderohet si sukses për Rusinë, që e ndjek me shqetësim prezencën e ushtrisë amerikane në Azinë Qendrore. Moska i ka premtuar kësaj ish-republike sovjetike ndihma miliardëshe. Kur presidenti Kurmanbek Bikijev të aprovojë vendimin e parlamentit, SHBA-ja ka gjashtë muaj kohë për t´u larguar nga baza.