E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita zyrtare e Solanës në Bjellorusi

Minsk - Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana u takua sot me presidentin e Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, gjë që shënoi dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes Bashkimit Europian dhe ish-republikës sovjetike. "Nuk duhet të ketë pazarllëqe në zhvillimin e marrëdhënieve politike mes Bjellorusisë dhe Bashkimit Evropian'', deklaroi Lukashenko gjatë takimit me Solanën.

Kjo është vizita e parë e Solanës në Bjellorusi, e konsideruar nga SHBA-ja si shteti i fundit dikatatorial në Europë. Njëzet e shtatë vendet e Bashkimit Evropian e përfshinë Bjellorusinë në projektet e tyre të partneritetit që do të ndërmarrë BE-ja me pesë ish-republikat sovjetike, Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin dhe Armeninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›