Mendimet (ar)mike të kënaqësisë
Mospërputhje karakteri është shprehja që dëgjojmë shpesh nga shumë persona, të cilët i kanë dhënë fund një marrëdhënieje personale. Por ky është vetëm një justifikim nga ana e tyre! Në të vërtetë, një peshë të rëndësishme të një marrëdhënieje të suksesshme e mban raporti intim
Eros
Seksi dhe orgazma
Kënaqësia, përveçse është një çështje fizike, është edhe një çështje e fortë mendore. Në momentin e kënaqësisë mendimet mund veprojnë edhe si kufizuese, duke parandaluar momentin e ekstazës. Një formë e frenimit shumë frustuese, që në një farë mënyre duhet ta bëni të qartë për veten tuaj që më pas të tejkalohet.
Një bllokim që pengon orgazmën
Si tia bëni për ta evituar këtë? Ja disa këshilla për një seksualitet të kompletuar dhe të lumtur në të njëjtën kohë:
Është me mua, sepse i pëlqej? Kjo është një ndjenjë që pengon në mënyrë shumë të fuqishme dhe është sinonim i vetëbesimit të ultë. Burrat i shohin gratë me një tjetër sy të ndryshëm nga çe shohin ato veten. Duhet tu largoheni ndjenjave si instrumente të kënaqësisë dhe të lini mënjanë çdo paragjykim të vetvetes.
Nuk e di nëse e arrij orgazmën. Ankthi i paraqitjes apo i performancës te femrat funksionon perfektshmërisht si një frenues. Një mendim që ekspertët e përcaktojnë toksik edhe nga pikëpamja kimike, sepse ky tip stresi prodhon adrenalinë që bie në kontrast me dopominën, neurotransmetuesin e kënaqësisë. Edhe në këtë rast fjala e duhur është lëreni të shkojë, zhbllokojeni mendjen nga çdolloj mendimi negativ. Orgazma vjen, mjafton që mos të shqetësoheni.
A jam e mirë? Të jesh deri në lartësinë e pritshmërisë së partnerit, ti plotësosh të gjitha kërkesat e tij, dëshirat e tij. Po në qoftë se kjo nuk shkon mirë? Gruaja ka frikë të heqë dorë, edhe për shkak të pamjaftueshmërisë ose sepse nuk është e vetëdijshme. Ndërsa për burrin pak droje dhe ngathtësi në shtrat është e pëlqyeshme, ai kënaq egon e tij. Drejtimi i gruas e bën atë të ndihet i kënaqur dhe më burrëror dhe loja e zbulimit mund të bëhet vërtet një lojë për të dy.
Kam mendime të këqija. Turpi, ndjenja e fajit, frika e gjykimit, janë të gjithë elementë që frenojnë te gratë arritjen e orgazmës. Të kesh dëshirë të bësh mëkatin nuk duhet të përjetohet si diçka e gabuar, përndryshe shkaktohet mohimi i kënaqësisë. Fantazitë janë një bagazh fondamental dhe duhet të keni vetëdije. Vetëm kështu nuk transformohen në tabu. Seksi duhet të përjetohet edhe si lojë. Atëherë pse nuk interpretoni shumë role, të ndryshëm nga njëri-tjetri?
Gjatë marrëdhënieve seksuale mendoj për një gjë tjetër. Seksi me të është mjaft i bukur, por gjatë aktit ndodh të mendosh edhe për gjërat që do të bësh. Përse ndodh kjo? Nuk është e nevojshme ta dramatizoni dhe të bëni shumë pyetje gjithashtu. Jeta e zakonshme është stresuese, është e lodhshme dhe shfaqet edhe mes këmbëve. Është e padobishme të mendoni shumë gjatë.
Nuk arrij të heq dorë. Mund të ndodhë që të ndiheni të bllokuar, të pazotë për të shijuar kënaqësinë seksuale deri në fund. Është e njëjta gjë sikur të fitojë nacionaliteti kundër instinktit. Mjafton të fitoni vetëdijen. Mund të gjeni një zgjidhje, duke ndier që nga fillimi deri në fund të gjitha ndjesitë, që nga ato të prekjes, të nuhatjes deri tek ato vizive. Duhet të gjeni energjinë seksuale për të luftuar çdo barrierë, duke i dhënë formë trupi çdo gjëje që ndieni.
Do të doja ta bënte ashtu siç dua unë. Ju nuk jeni të kënaqur, sepse secili shkon në rrugën e tij, duke mos e dëgjuar njëri-tjetrin? Ekziston mungesa e komunikimit dhe pamundësia për të shprehur dëshirat dhe nevojat e tua? Nëse do që ai tju udhëzojë dhe tju përndjekë përgjatë rrugës tuaj, bëja të ditur gjithçka që ti do, por në të njëjtën kohë besoji atij. Do të jetë vërtet një raport dysh, i pasur me kënaqësi.
Nuk dua të mbes shtatzënë. Kjo ndodh kur në pasion duhet të ndërhyjë edhe mendja. Dyshimet mbi sigurinë e raportit seksual mund të ndikojë në kënaqësi, sepse ai që dominon është relativiteti. Atëherë, më mirë është ta përballoni problemin që në rrënjë dhe të përdorni masat e nevojshme.
Mendimet (ar)mike të kënaqësisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email