Policia zbardh vrasjen dhe identifikon autorin: Është Artur Kuliçaj nga Tropoja
Në foto: (Majtas) Sonila Tafa, balerina 24-vjeçare, e vrarë mëngjesin e së shtunës pranë një diskoteke.
(Djathtas) Vendi ku u përleshën dy grupet, para diskotekës, e cila është një rrugë e gjerë dhe pa pemë e mur, ku plumbi nuk mund të bënte rikoshet.
Vrasja e balerinës
Në pranga edhe Endon Bajraktari, largoi Kuliçajn nga vendngjarja
Ngacmimi - Bashkëshorti i Sonila Tafës ka filluar një debat me disa persona të tjerë, të cilët herë pas here ngacmonin gjatë kërcimit Sonilën, por edhe vajzat e tjera
Një 34-vjeçar nga Tropoja, me banim në Tiranë, është vrasësi i balerinës Sonila Tafa. Policia e Tiranës ka publikuar detaje nga ngjarja e orëve të para të së shtunës, ku gjatë një sherri në diskotekë, mbeti e vrarë aksidentalisht 24-vjeçarja, që kishte shkuar në këtë klub nate së bashku me bashkëjetuesin dhe me shoqërinë e saj. Autori i dyshuar është Artur Kuliçaj, i cili pas ngjarjes është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas një viktimë dhe duke lënduar një tjetër. Zyrtarisht, policia publikoi vetëm inicialet e të kërkuarit, ndërsa konfidencialisht u mësua edhe identiteti i plotë i autorit. Nga hetimet rezultoi se personi që kishte shkrepur këmbëzën e kallashnikovit, nga i cili u qitën pesë plumba, ishte 34-vjeçari, madje policia thotë se ka sekuestruar edhe një armë, me të cilën dyshohet se është vrarë balerina. Burimet bëjnë me dije se Kuliçaj kishte pasur konflikt më parë në këtë diskotekë dhe sherri kishte nisur verbalisht, për të vazhduar më pas me gota e për të përfunduar me plumba, ku njëri prej tyre preku trupin e balerinës 24-vjeçare, e ndodhur në vendngjarje për të shuar sherrin.
Të dhëna
Policia - Autori i vrasjes së Sonila Tafës dyshohet të jetë 34-vjeçari Artur Kuliçaj, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë
Bashkëpunëtori - Në pranga ra edhe bashkëpunëtori i tij, Endon Bajraktari. Në banesën e tij u gjet një armë dhe në afërsi të apartamentit automjeti
Në kërkim - Policia ka shpallur në kërkim autorin, ndërkohë që ka nisur kontrollin në banesë dhe negociata me familjarët për dorëzimin
Arrestimi i Kuliçajt
Në një komunikatë për mediat, Policia e Tiranës dha pasditen e djeshme detaje nga ngjarja e së shtunës, megjithëse cilësohet si aksidentale. Rreth orës 03:30, te lokal DREAM CITY, mbrapa Casa Italia në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasja Sonila Tafa, 24 vjeçe. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 dhe shërbimet për hetimin e krimeve të rënda. U formua grupi i posaçëm hetimor, i cili kreu veprimet e para hetimore dhe procedurale, duke shoqëruar e pyetur një numër të konsiderueshëm personash, që kishin dijeni për ngjarjen.
Nga hetimet e deritanishme, të kryera nga strukturat kundër krimeve të rënda të policisë së kryeqytetit dhe administrimi i provave materiale të sekuestruara, si pamjet filmike, disa gëzhoja arme zjarri pistolete, këqyrja e një mjeti etj., rezulton se autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi
A.K., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij, thuhej në komunikatë, megjithëse jepeshin vetëm inicialet e personit në kërkim, një praktikë shumë e rrallë e ndjekur nga policia.
Arrestimi i bashkëpunëtorit
Ndërkohë, pas zbulimit të autorit, Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e Kuliçajt. Ai është Endon Bajraktari, 24 vjeç, dhe ka dyshime se ky person e ka larguar nga vendi i ngjarjes autorin e krimit. Gjatë kryerjes së hetimeve të mëtejshme u bë edhe kapja e arrestimi i Bajraktarit. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjend dhe iu sekuestrua një mjet tip BMW, me targa të huaja, i cili ka shërbyer për largimin e autorit nga vendi i ngjarjes. Po kështu, gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit Endon Bajraktari i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një armë automatike, pohojnë burimet zyrtare nga Policia e Tiranës.
Pamjet filmike
Një nga provat që kanë identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin kanë qenë pamjet filmike të diskotekës DREAM CITY. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike. Në to dukej qartë momenti kur dy grupet rivale kanë dalë nga diskoteka dhe janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht. Ata kanë përdorur edhe duart, ndërsa janë ndarë nga disa vajza, që ndodheshin në shoqërinë e tyre. Megjithatë, nga sa duket në filmime, autori ka qenë mjaft i acaruar me disa djem të tjerë dhe pasi është nxjerrë nga klubi i natës është larguar me shpejtësi. Ai ka përdorur një automjet tip BMW për tu larguar dhe është filmuar në momentin që ka ardhur në vendin e ngjarjes, pohojnë burimet nga policia, të cilat u referohen kryesisht pamjeve filmike, të cilat kanë qenë të domosdoshme për të kryer identifikimin e tyre. Në momentin që ka ardhur, 34-vjeçari ka qëlluar me kallashnikov. Pas këqyrjeve të filmimeve janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë okularë që kanë thënë se janë dëgjuar rreth 5 të shtëna. Një prej plumbave ka kapur në kokë balerinën Sonila Tafa, pohojnë burimet nga policia.
Dëshmitarët
Policia thotë se ka marrë në pyetje disa dëshmitarë, që kanë treguar edhe momentin e zënkës brenda në diskotekë dhe jashtë saj. Sipas dëshmitarëve, diskoteka ka pak kohë që është hapur dhe është e ndarë në tri zona: zona e VIP-ave, zona me kolltukë dhe arena. Ngjarja është zhvilluar në zonën e arenës. Në njërën prej tyre kanë qenë ulur dy çifte, ndërsa te tjetra dy meshkuj dhe një femër. Të rinjtë kanë shkëmbyer shikime me njëri-tjetrin. Më pas kanë nisur që të fyhen me fjalë të rënda dhe situata ka degjeneruar deri në hedhjen e gotave nga njëra tavolinë në tjetrën. Palët janë nxjerrë jashtë dhe të dëmtuarit janë futur sërish brenda në diskotekë, ndërsa autori është larguar me automjet. Kthehet pas 20 minutash, me një makinë pa targa dhe qëllon në drejtim të lokalit. Mësohet se plumbi u nis për një vajzë tjetër, kliente, por partneri e tërhoqi nga vetja dhe e shpëtoi. Ajo u gërvisht pak dhe fatmirësisht nuk kishte pasoja të rënda. Sonila ishte mbrapa kësaj vajzës që u lëndua dhe i njëjti plumb i mori jetën. E gjithë historia ka zgjatur pak sekonda dhe autori kishte në makinë vajzën që e shoqëronte që prej fillimit të mbrëmjes. Sipas dëshmitarëve, Sonila kishte shkuar në diskotekë për të kaluar fundjavën. Ajo kishte marrë një ftesë nga një shoqe e vjetër, e cila punonte si balerinë në lokalin që kishte pak muaj që funksiononte. Viktima bënte të njëjtin profesion, por punonte në një lokal tjetër periferik. Ka pak vite që është martuar, por nuk kanë fëmijë. Ka mbaruar shkollën e lartë në Universitetin e Arteve të Bukura.
Motivi i sherrit
Pas identifikimit të autorit dhe arrestimit të bashkëpunëtorit të tij, grupi hetimor është munduar që të zbardhë edhe motivin e këtij sherri. Sipas dëshmitarëve, viktima ka qenë si kliente së bashku me bashkëshortin e saj dhe disa vajza të tjera. Pasi kanë qëndruar disa orë nën shoqërinë e tingujve të muzikës, bashkëshorti i Sonila Tafës ka filluar një debat me disa persona të tjerë, të cilët herë pas here ngacmonin gjatë kërcimit Sonilën, por edhe vajzat e
