Nisin homazhet per Nina Mulen ne Teatrin e Operas

Kane nisur parditen e sotme ne ambientet e Teatrit te Operas dhe Baletit homazhet ne nder te sopranos Nina Mula e cila u nda nga jeta mengjesin e djeshem pas nje nje semundje te rende. Homazhet kane nisur ne oren 11.00 ne hollin e TOB.
Artiste te njohur te skenes shqiptare bashkepunetore te Nina Mules te aferm te familjes por edhe politikane dhe drejtues te larte te shtetit kane zhvillura homazhe ne nder te sopranes se njohur.
Nina Mula lindi ne 23 nentor te vitit 1931 ne Rusi. Ne moshen 18 vjecare Nina fitoi konservatorin e Moskes. Gjate viteve te shkolles ne Rusi u njoh me ate qe me pas u be shoku i jetes Avni Mula. Ne vitin 1957 Nina se bashku me Avniun vjen ne Shqiperi dhe nis punen ne si soliste prane Teatrit te Operas dhe Baletit ku vuri ne skene shume role e u nderua per talentin e saj.
Nina Mula ka marre Urdhrin Naim Frasheri te klasit te II titullin Artiste e Merituar Cmimin e Pare ne Festivalin e Romances si dhe titullin Mjeshtre e Madhe e Punes.