Presidenti Topi dekreton ligjin për privatizimin e “Albetrol” dhe katër të tjera

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar shpalljen e plotë 5 ligjeve. Në faqen zyrtare të Presidencës janë publikuar të pestë ligjet, ku ndër ta figuron dhe një prej më të debatuarit, ligji për privatizimin e shoqërisë “Albetrol”.
Kështu janë dekretuar shpallja e ligjit “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”,“Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a. Patos”,“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar”,“Për një shtesë në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar” dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.