E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirgizstan, arrin në 23 numri i të vdekurve

Qeveria e përkohshme shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytetin jugor Osh dhe në tri zona të tjera, pasi qindra të rinj, gjatë natës së kaluar, ndezën dyqanet dhe makinat. Pjesa jugore e Kirgizstanit njihet si bastion i ish-Presidentit Bakiev, i cili u rrëzua nga pushteti gjatë muajit prill.

Nuk është e qartë se kush i nxiti përleshjet. Disa raporte e ndërlidhin dhunën me konfliktet etnike ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›