Nancy Pelosi kritikon BP-në
Kryetarja e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, ka akuzuar “British Petroleum” për “mungesë integriteti”, ndërsa ka folur për ngjarjet tragjike që po ndodhin në Gjirin e Meksikës.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, duhet që të takohet me të afërmit e 11 punëtorëve që u vranë nga shpërthimi i platformës së BP në Gjirin e Meksikës, e cila ishte edhe zanafilla e situatës aktuale.
Ndërkohë, aksionet e kompanisë britanike të naftës kanë rënë nën nivelin e tyre më të ulët që nga viti 1997, nga frika për vendosjen e dënimeve shumë të rënda financiare nga ana e shtetit amerikan për dëmin e shkaktuar.
Ndërkaq, prokurori i përgjithshëm amerikan tha se “Amerika nuk do të paguajë asnjë qindarkë për pastrimin e detit nga ky dëm”.
Sipas tij, vetëm kompania do të mbajë përgjegjësinë për një dëm të tillë deri në fund.
Vetë Presidenti Obama tha se BP ka rënë dakord që të bëjë të gjitha kompensimet.
Ai vetë ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe nën një trysni shumë të madh në lidhje me mënyrën e menaxhimit të krizës.
Nafta po rrjedh nga gjiri që nga 20 prilli.