E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me “reality show” kundër konfliktit në Lindjen e Mesme

Një ‘reality show’ në Francë ka dalë me një ide shumë origjinale. Autorët kanë vendosur të fusin në një vend 6 të rinj nga Izraeli dhe 6 nga Palestina për tri javë rresht.

Qëllimi i kësaj shfaqjeje, që do të debutojë në vjeshtë, është shumë më i lartë se i të gjithë atyre ‘reality show’ që janë transmetuar në të gjitha televizionet e botës. 12 adoleshentë janë zgjedhur për të diskutuar dhe në fund për të dhënë një zgjidhje, sipas tyre për paqen në Lindjen e Mesme.

Shfaqja që do të transmetohet para publikut francez nga “Kanali 5” do të krijojë gjatë tri javëve për 18-vjeçarët mjedisin e një konference për paqen.

Të rinjtë duhet që të diskutojnë dhe të japim mendime e sugjerime për zgjidhjen e një konflikti, që ua ka vështirësuar shumë jetën të dyja vendeve dhe që duhet të marrë fund në favor të paqes.

Ideja është që në fund ata të dalin me një ide për paqen dhe mënyrën për ta arritur atë.

Sigurisht që sipas krijuesit të kësaj ideje një shfaqje e tillë është më shumë simbolike, por që gjithsesi do të shërbejë për të treguar faktin se të rinjtë dhe njerëzit në përgjithësi janë shumë më të prirë për të zgjidhur konfliktet dhe për të gjetur mënyrat e këtyre zgjidhjeve se sa vetë politikanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›