E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirgizstan, dënohet gazetari “për nxitje të urrejtjes etnike”

Një gjykatë në Kirgizstan dënoi me një gjobë prej 1 mijë e 100 dollarësh një gazetar për publikimin e artikujve që thuhet se kanë nxitur urrejtjen etnike.

Gjykata e Qarkut e Pervomajskit në kryeqytetin e Kirgizstanit vendosi që Vlladimir Farafonov ka fyer popullin, mirëpo hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për ta dënuar atë me tetë vjet burg.

Farafonov nuk mori pjesë në seancë për shkak të sigurisë e tij.

Tensionet etnike në Kirgizstan janë të larta që nga koha kur ndodhën përleshjet e mëdha ndërmjet kirgizëve dhe minoritetit uzbek në jug të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›