Gjendet avioni pas 60 vjetesh

Një avion transportues i aviacionit luftarak të SHBA-së, “Douglas 124-C“, i shfrytëzuar gjatë luftës në Kore, është rrëzuar diku në Alaskë dhe në kanë gjetur vdekjen 52 udhëtarë të cilët gjendeshin në bord. Ngjarja ka ndodhur më 22 nëntor të vitit 1952.
Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, avioni kurrë nuk është gjetur. Mirepo 10 qershori i këtij viti, do të shënonte dhe gjetjet e para te mbetjeve te avionit. Për zbulimin e varrezës së tyre në akullnajë meritat i takojnë ekuipazhit të helikopterit UH-60 “black hoëk” i gardës kombëtare të ushtrisë së Alaskës. Kapiteni i helikopterit tha se avioni është mundur të identifikohet në bazë të materialit të gjetur në vendin rrëzimit të tij, që më pastaj është analizuar në laboratorin qendror në Haëai. Në kohën e aksidentit shpëtimi i avionit dhe i udhëtarëve është penguar nga kushtet e këqija te motit ndërsa më pas autoritetet në Alaskë nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë vendin e aksidentit. Avioni i rrëzuar në atë kohë ka qenë avioni më i madh transportues, i aftë të bartë 34 000 kilogramë ngarkesa të ndryshme, apo 200 udhëtarë .