Zjarre ne Spanje evakuohen 2 mije persona

Së paku 2.000 persona janë evakuuar nga një rajon i njohur turistik spanjoll në afërsi të Valencias, pasi zjarret më të mëdha në dekadat e fundit kanë dalë jashtë kontrollit dhe re të mëdha tymi janë ulur në qytetin e tretë më të madh të Spanjës. Mediat vendase kane bere me dije rreth 45.000 hektarë sipërfaqe janë djegur nga dy zjarret, rreth 30 kilometra në perëndim të Valencias, në lindje të bregdetit spanjoll.
Aeroporti në qytet akoma ka qëndruar i hapur ndërsa retë e tymit nuk kane ndikuar tek fluturimet .Autoritetet njoftojnë se dy ditë pas fillimit të zjarreve, rreth 2.000 persona janë detyruar që t'i braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa shumica prej tyre kanë filluar edhe të kthehen. Zjarret, të cilat akoma nuk janë shuar, kanë shpërthyer pas javës shumë të nxehtë me temperaturë mbi 40 gradë Celsius. Sipas vlerësimeve të para njëri prej zjarreve është shkaktuar rastësisht nga punëtorët, ndërsa tjetri pas djegies së hamulloreve.