E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirgizstan,Bakiev: Nuk e jap dorëheqjen

Presidenti i Kirgizstanit, Kurmanbek Bakiev ka deklaruar se refuzon të japë dorëheqjen për shkak të krizës që ka përfshirë vendin. "Unë si president nuk ia heq vetes pushtetin, edhe pse nuk dua të fshihem pas imunitetit presidencial", ka deklaruar Bakiev.
Presidenti, i cili dje la kryeqytetin, është strehuar në jug të vendit, sipas disa burimeve, ose në qytetin e tij të lindjes Xhalalabad, sipas disa të tjerave.
Pushteti në Kirgizstan aktualisht ndodhet në duart e kryeministres së përkohshme Roza Otunbayeva, e cila erdhi në krye pas grushtit të shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›