E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqyrtohet bashkëpunimi SHBA-Rusi rreth Kirgizisë

Zyrtarët të Shteteve të Bashkuara thanë se po punojnë ngushtë me Rusinë për t'iu përgjigjur kryengritjes në Kirgizi.
Presidentët Barak Obama dhe Dimitri Medvedev e diskutuan çështjen para nënshkrimit të marrëveshjes për armatimin në Pragë.
Majkëll MekFoll, këshilltar i lartë i Obamës për çështjet ruse, nënvizoi se Shtetet e Bashkuara nuk e shohin konfliktin në konteks të raporteve SHBA-Rusi.
MekFoll paraqiti bashkëpunimin rreth Kirgizisë si një shenjë tjetër e përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›