E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suazilandi njeh pavarësinë e Kosovës

Kosova është njohur nga shteti jugafrikan i Suazilandit duke e çuar në 66 numrin e vendeve të cilat e kanë njohur shtetin më të ri në rajon. Lajmin e bëri të ditur sot presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, sipas të cilit, kjo njohje erdhi si rrjedhojë e takimeve të shumta të tij me ministrin e Jashtëm te këtij shteti, Lutfo E Dlamini, dhe shume personalitete te tjera të Mbretërisë së Suazilandit.

Pacolli deklaroi, se ministri E Dalmini i ka premtuar për mbërritjen e deklaratës së njohjes ditën e hënë në Prishtinë.

Në të njëjtën kohë, Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për mungesë të strategjisë për lobim, duke vlerësuar ngecje ne procesin e njohjes pasi që këtë vit vendi ynë është njohur nga vetëm një shtet.

Pacolli po ashtu shfaqi letrën për njohje edhe nga Guineja e Re. AKR kishte paralajmëruar këtë njohje në muajin dhjetor, pasi kishte pranuar një letër zyrtare ku thuhej se edhe ministri i Jashtëm i Kosovës është njoftuar për këtë njohje që i vjen Kosovës.

Suazilandi është një shtet i vogël jugafrikan. Sipas statistikave të vitit 2009, ky shtet ka 1.2 milionë banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›