E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirk dhe Engel: Të vendoset qetësia



Senatori republikan, Mark Kirk, nga Illinois dhe kongresmeni demokrat, Eliot Engel, nga Nju Jorku bëjnë thirrje për qetësi publike në Shqipëri, në vazhdën e krizës politike në vend.

Ata shprehin keqardhje për ngjarjet e tmershme të 21 janarit 2011, siç i karakterizojnë ata, dhe u dërgojnë ngushëllime familjeve të viktimave.

“Ne mbështesim fuqishën Shqipërinë dhe marrëdhëniet amerikano-shqiptare dhe jemi tepër të shqetësuar për vazhdimin e trazirave politike në Shqipëri”, thonë ligjvënësit amerikanë në deklaratën e tyre të lëshuar dje.

29 Janar 2011

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›