E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Takimi i Luksemburgut, ofertë për integrimin

Kryeministri Berisha ka deklaruar se takimi i ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg është një ofertë e jashtëzakonshme që i bëhet Shqipërisë në mënyrë që procesi i integrimit të ecë me ritme të shpejta.
 Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se ky takim duhet të lexohet njëlloj nga të gjitha forcat politike të vendit ndërsa garantoi partnerët ndërkombëtarë se qeveria do bëjë gjithçka për funksionimin e shtetit ligjor.
 Ai gjithashtu theksoi se qeveria është e angazhuar për bashkëpunimin në kuadrin kushtetues me opozitën ndërsa i bëri thirrje asaj të bashkëpunojë për ndryshimin e reformës zgjedhore.
“Presim përfundimin e këtij pocesi në kuadër tërësor institucional sikundër garantojmë plotësisht opozitën se jemi të angazhuar për një hapësirë të plotë të reformës zgjedhore, për t`i dhënë përparësi propozimeve të saj për adresimin e rekomandimev të OSBE/ODIHR-it” theksoi Berisha.
 

vijon....
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›