Pack: Imazhi i Shqipërisë ka rënë, fajin e ka politika
Për eurodeputeten, Doris Pack, fajin për dëmtimin e imazhit të Shqipërisë e kanë vetëm politikanët shqiptarë. “Shqipëria ka nevojë për punë, ka nevojë që parlamenti të funksionojë plotësisht. Shumica nuk i ka numrat për t’i miratuar të gjitha ligjet. Unë shpresoj që parlamentarët e opozitës të rikthehen dhe të bëhet e mundur që në këto dy vite të mandatit të kësaj qeverie, të përshpejtohet integrimi europian. Sepse ky është interesi i vendit, jo i opozitës, as i qeverisë. Dhe le t’i lënë betimet nga urrejtja për njëri-tjetrin. Sepse imazhi i Shqipërisë është ulur aq poshtë, sa s’ka ku të shkojë më keq. Vazhdimisht shohim e dëgjojmë të njëjtat gjëra. I duhet dhënë fund kësaj”, -tha Pack. Ajo theksoi se politikanët duhet të jenë korrektë dhe të kenë respekt për njëri-tjetrin. “...Klasa politike nuk sillet si një klasë e vërtetë politike”, - shtoi ajo.