E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirsten Dunst hap porten e fshehte

Aktorja Kirsten Dunst ka pranuar të performojë në filmin e ri të regjisores Sofia Coppola, “Porta e fshehtë”, skenari i të cilit duhet ende të përfundojë.

Megjithatë, regjisorja fituese e Luanit të Artë në festivalin e fundit të Venecias ka preferuar ta bëjë publik lajmin në faqen e saj në rrjetin social Twitter.

Kështu, Coppola i është rikthyer punës sërish me Dunst, me të cilën ka bashkëpunuar në filmat “Kopshti i virgjëreshave” dhe “Maria Antoneta”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›