E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podesta Group dhe Shqiperia

Leter e Gary Kokalarit drejtuar Thomas Countryman Ambasades Amerikane ne Tirane Alexander A. Arvizu Philip H. Gordon S.E. Hutchison James B. Steinberg dhe Deborah Jones.

Sipas nje dosje te koheve te fundit te regjistruar ne FARA shihni lidhjen me poshte duket se Qeveria Shqiptare ka lidhur kontrate me Podesta Group nje lojtar i njohur ne qarqet e lobimit ne Uashington. Nuk eshte sekret qe Tony Podesta kryetar i firmes eshte vellai i John Podesta dhe e themeluan Podesta Group se bashku.

shte gjithashtu e njohur se Podesta ka lidhje te ngushta me Hillary dhe Bill Klinton si edhe me administraten Obama. Nje person cinik mund te spekuloje se e gjitha kjo mund te jape shpjegim per zemerbutesine e Arvizu-se ne drejtim te Berishes edhe ne ceshtje te tilla si vrasja e kater protestuesve me 21 janar.

Te njejtet njerez cinike mund te spekulojne se kjo jep shpjegim faktit qe qytetaret e SHBA nuk kane per ta ditur kurre te verteten mbi menyren se si zyrtaret e qeverise Berisha ndihmuan ne mashtrimin e SHBA-ve prej firmes AEY. Une shpresoj qe nje cinizem i tille te jete i gabuar sepse pavaresisht nivelit te ndonje kompanie te lobimit une jam i sigurt se publiku amerikan nuk e vlereson nje marreveshje te tille.

Ka ca gjera qe duhet ti keni te qarta ju dhe Podesta Group. Sic shkruhet ne dosjen e regjistruar ne FARA nga Tony Podesta dhe qeveria shqiptare Podesta Group tashme perfaqeson Republiken e Shqiperise dhe eshte duke u paguar me 720.000 nga fondet e qeverise shqiptare per kete pune.

Kjo mund te thote se nese Podesta Group ne nje menyre apo ne nje tjeter e shkel linjen dhe promovon interesat e Sali Berishes dhe/ose te partise se tij politike atehere kemi te bejme me nje shkelje te FARA-s. Kjo na le te kuptojme edhe se Sali Berisha mund te jete duke shperdoruar fondet e qeverise shqiptare per te avancuar interesat e tij personale.

Ne e dime se ndonjehere kufijte mund te thyhen me nje shkelje syri po kjo nuk eshte ligjore as etike. Pra meqenese une shqetesohem per interesat tuaja te mira do te doja te sugjeroja qe te jeni shume te kujdesshem nderkohe qe ecni drejt atij kufiri sepse eshte shume e lehte ta gjesh veten ne anen e gabuar te kufirit.

Une besoj se Podesta Group do te jete i kujdesshem e do te sigurohet se po punon vetem per te cuar perpara interesat e Republikes se Shqiperise per te miren e popullit te Shqiperise. Dhe ndoshta kjo eshte nje mundesi e mire qe tju kujtoj se si zyrtar i Departamentit Amerikan ju perfaqesoni interesat e SHBA-ve jo ato te nje diktatori/gangster shqiptar qe ka provuar shpeshhere se do te beje cdo gje te nevojshme per te shuar etjen e tij te pangopur per pushtet dhe para.

Pervec gjithe kesaj do te doja tju kerkoja nese dikush ka informacion mbi kandidimin e Arvizu si ambasador ne Shqiperi dhe nese ka patur lobing per kete emerim ta ndaje me ne ate informacion. Une vete mendoj qe kjo do te qe nje histori interesante dhe do te isha i lumtur ta ndaja kete histori me te tjeret.

Ne lidhje me akuzat ne lidhje me ceshtjen e pashaportes amerikane te Lulzim Bashes me sa po kuptoj Ambasada Amerikane ne Tirane leshoi nje deklarate qe thote se kjo eshte nje ceshtje qe kerkon mbrojtjen e privatesise gje qe une mund ta vleresoj.

Megjithate une nuk besoj pretendimet e Bashes se ky ishte nje gabim per shkak te faktit se ai ka qene pjese e perpilimit te atij dokumenti dhe eshte e pamundur per mua te besoj se ai ka bere nje gabim dhe nuk e paska vene re as vete qe shkruhej se kishte nje pasaporte te SHBA - sidomos duke ditur qe ka shkollim prej avokati.

Prandaj duke supozuar se ai ishte plotesisht ne dijeni te deklarates ne paraqitjen e bashkangjitur ai ose ka kryer mashtrim dhe e ka paraqitur veten e tij si nje qytetar i SHBA per nje dokument zyrtar ose eshte qytetar amerikan. shte e sigurte se Departamenti Amerikan i Shtetit ka njohuri rreth faktit nese Basha ka apo nuk ka shtetesi amerikane.

Dhe pavaresisht nevojes tuaj per te ruajtur sekretin ne qofte se ai nuk ka nje pasaporte te SHBA ju keni nje detyrim per te raportuar tek zyrtaret shqiptare holandeze dhe amerikane se nje zyrtar i nivelit te larte i qeverise shqiptare ka deklaruar me mashtrim se eshte nje qytetar i SHBA e duke pasur parasysh faktin se Basha tani kandidon per zyren e Bashkise se Tiranes une besoj se ju keni edhe nje detyrim per ti treguar popullit te Shqiperise nese Basha i ka kryer apo jo keto mashtrime.

Nga ana tjeter ne qofte se ai ka arritur ne nje fare menyre te siguroje nje pasaporte amerikane dhe kjo nuk eshte marre me mashtrim atehere kjo do te nenkuptonte se ai eshte nje qytetar amerikan. Dhe ne qofte se ai eshte nje qytetar i SHBA sic jeni ne dijeni ai eshte i detyruar te dorezoje nje deklarate tatimore te IRS cdo vit dhe eshte gjithashtu e nevojshme qe te raportoje te ardhurat e tij ne mbare boten kur deklaron tatimet.

Prandaj nese ju keni dijeni se ai eshte nje qytetar i SHBA dhe keni ndonje arsye per te besuar se ai nuk ka paraqitur kthimin e tij te taksave atehere une mendoj se kjo ceshtje duhet te raportohet ne IRS.

Dhe ne qofte se ai ka paguar ndonje here deklaratat tatimore amerikane ato duhet te jene ne perputhje me deklaraten e tij publike me vlere neto nje pjese e kesaj deklarate eshte e bashkangjitur dhe me sa duket pronat e tij mund te jene edhe mbi 1 milion dollare. Ju lutem me njoftoni nese keni nevoje per ndonje ndihme me kete ceshtje.

Faleminderit
Sinqerisht
Gary Q. Kokalari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›