E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, shfaqet sërish"Krushqit nga Tirana”

SELANIK- Komedia "Krushqit nga Tirana” pas shfaqjeve tre vitet e fundit në Athinë, mbërrin nesër në Selanik. Një çift i pasur që jetojnë në një qytet në Greqinë qendrore, kanë një vajzë Liza, e cila studion në Londër.

Pak para Pashkëve, Liza vjen nga Londra me të dashurin e saj, Alfred, një student i ri me të cilin ajo ishte takuar në Londër gjatë studimeve. Duket sikur “qielli iu bie mbi kokë”, kur familja e Lizës mëson se Alfredi është shqiptar.

Gjërat shkojnë edhe më keq, kur në Greqi vijnë prindërit e tij. Të rinjve iu duhet të luftojnë për dashurinë me mentalitetet e vjetëruara të prindërve të tyre.
(balkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›