E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili, vdes poeti i njohur Gonzalo Rojas

SANTIAGO- Poeti kilian Gonzalo Rojas, i cili fitoi në vitin 2003 çmimin ''Servantes'', vlerësimi më i lartë i letërsisë në gjuhën spanjolle vdiq sot në moshën 93-vjeçare si pasojë e një hemoragjie cerebrale.

Shkrimtari i konsideruar si një prej autorëve më të mëdhenj latino-amerikanë ''ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore që kur u prek nga hemoragjia cerebrale në muajin shkurt'',- deklaroi djali i tij, Gonzalo Rojas-May Ortiz për mediat vendase.

Rojas, i lindur në vitin 1917 në portin Lebu, rreth 500 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago, fitoi çmimin e Mbretëreshës Sofia në Spanjë më 1992 dhe Octavio Paz në Meksikë më 1998.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›