Inter në Finalen e Kupës

Inter ka arritur të shkojë në Finalen ë Kupës së Italisë, të martën mbrëma, pasi ka mundur si mysafir Fiorentinën, me rezultat 1-0.
Me golin e tij, Samuel Eto'o vazhdoi ta mbajë ekipin e Jose Mourinhos në gjueti të tri trofeve, këtë sezon.
Inter ecën më tej në betejën për Kupën e Italisë, Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Jose Mourinho ka ndërmarrë një hap të rrallë, në ndeshjen kundër Fiorentinës, duke i lënë jashtë fushës lojtarët e tij kryesorë, nga të gjitha repartet. Diego Milito, Wesley Sneijder, Esteban Cambiasso dhe Walter Samuel e kanë gjetur veten në bankën rezervë.
“Special One” dha indikacion të qartë se ku shtrihen prioritetet e tij.
Ai i pushoi futbollistët-yje, para përballjes me Juventusin këtë të premte, si dhe para takimit me Barcelonën në Gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve javën e ardhshme.