Play-offi vazhdon në mesjavë

Ndeshjet gjysmëfinale të play-offit të basketbollit në Kosovë vazhdojnë në mesjavë. Të mërkurën, Bashkimi në Prizren e pret Trepçën, në ndeshjen e dytë. Aktualisht, mitrovicasit udhëheqin 1:0 me ndeshje dhe fitorja eventuale në “Sezai Surroi” do t’i dërgonte ata automatikisht në finale.
Në anën tjetër, prizrenasit do të mundohen ta shfrytëzojnë terrenin vendës, për ta barazuar serinë në 1:1, dhe për të shpresuar më pas që të fitojnë edhe në fundjavë, në Bardhosh, ku do t’i zhvillojnë “Xehetarët” ndeshjet si vendës.
Një ditë më pas, Peja në Palestrën “Karagaç” e pret Sigal Prishtinën. Bardh e kaltrit e fituan ndeshjen e parë, që zgjati dy net, dhe në Pejë udhëtojnë për të kryer punë, derisa verdh e zinjtë do të tentojnë ta befasojnë fituesin e freskët të Kupës së Kosovës.
Play-off – Gjysmëfinalja
E mërkurë Ora
Bashkimi – Trepça 20:30
E enjte
Peja – S. Prishtina 19:00