E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirurgjia estetike, rriten ndërhyrjet në fundshpinë

ITALI- Femrat gjatë stinës së verës mund të dallojnë cdo defekt të trupit të tyre, madje kur vjen prova e kostumit të banjos ato hezitojnë të shohin sesi do të duken tek të tjerët, ndaj për këtë arsye pas dëshpërimit dhe marrjes së rezultateve menjëherë në sezonin e vjeshtës i drejtohen kirurgut për të ‘gdhendur’ trupin e tyre në pjesën e fundshpinës.

Operacioni në fundshpinë është shumë i përhapur në Brasil, por kohët e fundit ai gjithmonë e më shumë po pëhapet edhe në Europë.

Një studim i fundit kryer në vende të ndryshme dhe i paraqitur në kongresin vjetor të SIME, shoqërisë italiane të mjekësisë estetike, konfirmon se ndërhyrjet në fundshpinë rënditen në vend të dytë sa i përket operacionve estetike më rreth 29%, ndërkohë që ndërhyrjet për dhëmbë të shtrebër rënditet në vend të parë me 34%.

Sipas mjekëve ndërhyrjet në fundshpinë kryhen për arsye të ndryshme.

"Ka lloje të ndryshme të ndërhyrjes. Për shembull, ju mund të doni që të hiqni celulitin e grumbulluar në pjesën e kofshëve dhe fundshpinë. Nëpërmjet këtij operacioni, mjeku juaj mund të shprehë më mirë talentin e tij estetik duke eliminuar celulitin”,- shpjegon Egidio Riggio, specialist në kirurgji plastike.

Mjekët sqarojnë se ndërhyrje në fundshpinë qofshin për defekte estetike apo për zmadhim apo zvogëlim të tyre janë të vështira, ndaj për këtë arsye pacientët duhet të drejtohen tek specialistët përkatës në këtë fushë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›