SHBA, 17.500 njerëz të tjerë kundër ndotjes së naftës
Departamenti i Mbrojtjes në SHBA njoftoi angazhimin e 17.500 njerëzve, personel i Rojes Kufitare Federale në zonën e prekur nga derdhjet e naftës në Gjirin e Meksikës. Në një konferencë për shtyp nga Uashingtoni kreu i Mbrojtjes, Robert Gejts u shpreh se dislokimi i 17.500 njerëzve do të bëhet sipas kërkesave, e përkatësisht 6000 në Luiziana, po kaq në Misisipi, 3 000 në Alabama dhe 2.500 në Florida. I gjithë personeli do të jetë nën komadën e autoriteteve vendore të secilit shtet përkatës.
Mediat ndërkombëtare njoftojnë gjithashtu se derdhja e naftës në det do të vazhdojë edhe tre muaj . Në Gjirin e Meksikës edhe dy javë pas fundosjes së platformës së naftës vazhdojnë të derdhen çdo ditë në det 800.000 litra naftë e papërpunuar ose e thënë ndryshe, çdo ditë humbet një sasi prej rreth 60 000 fuçi naftë në ditë nga rrjedhja e një pusi në Luiziana, çka do të thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkojnë drejt një katastrofe të madhe ekologjike. Lajmi bëhet i ditur pas një auditimi të hollësishëm të Kongresit. Ndërkohë, zv/presidenti i kompanisë BP në Gjirin e Meksikës, David Rainey shprehet se po punohet për të ulur sa më shumë rrjedhjet në det të hapur nga platforma "Deepëater Horizon". Kompania British Petroleum, Koncerni përgjegjës për këtë situatë, ka filluar ndërkaq shpimet për një hyjre anësore në burimin fillestar të naftës. Në këtë mënyrë derdhja e naftës do të pengohet duke realizuar daljen e kontrolluar në sipërfaqen e ujit. Por sipas BP këto punime do të vazhdojnë rreth tri muaj. Dërgimi në terren i 17 mijë anëtarëve të Rojes Bregdetare do të shërbeje për të ndaluar përhapjen e njollës së zezë që kërcënon botën ekologjike të të paktën 4 shteteve.