E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi i "Qafë Gjashtës"


Mungesa e pesë dëshmitarëve ka qenë një nga shkaqet kryesore të shtyrjes së seancës gjyqësore të gjyqit të Qafë Gjashtës. Në seancën e rradhës janë lexuar përgjigjet e sjella nga Policia e Tiranës dhe e Sarandës ku thuhej se janë gjetur adresat e dëshmitarëve, por edhe pse ata kanë pasur dijeni nuk janë paraqitur para togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Për këtë arsye prokurori ka kërkuar që dy nga dëshmitarët të shoqërohet në gjykatë nga policia. Madje akuza i ka kërkuar avokatëve që në mungesë të dëshmitarëve të merren në pyetje pesë të pandehurit, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit duke sjellë kështu shtyrjen e gjyqit. Pesë të pandehurit tashmë të arrestuar akuzohen për vrasjen e policit Gjergji Mehmeti, në fshatin Qafë Gjashtë në Sarandë në vitin 1997.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›