Kriza, Greqia paralizohet nga greva

Me greva në mbarë vendin miliona grekë kane nisur protesten kundër programit me masa drastike kursimi të qeverisë. Për shkak të aktiviteteve të planifikuara hapësira ajrore mbi Greqi do të qendroje e bllokuar per 24 orë. Të mbyllura do të jenë edhe zyrat shtetërore si dhe shkollat dhe universitetet. Në radio dhe televizion nuk transmetohen lajme pasi në grevë janë hedhur edhe gazetarët. Në spitale trajtohet vetëm urgjencat.
Greva ka filluar që dje kur nëpunësit shtetërore si dhe mjekët dhe infermieret kane braktisur punën. Greqia gjatë tri viteve të ardhshme duhet të kursejë 30 miliardë euro për të shmagur me ndihmën edhe të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetare Nderkombetare falimentimin shtetëror.
Shqetësimet për një përhapje të problemeve financiare të Greqisë kanë çuar në të tatapjetë tregjet e aksioneve dhe financiare në Evropë dhe SHBA. Investuesit druhen se kriza mund të kalojë në vende të tjera të dobëta të eurozonës dhe të dëmtojë kështu rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Në bursën e Tokios kursi i këmbimit të euros ra nën kufirin prej një dollar duke arritur një nivel të ri të ulët rekord këtë vit. Bursat në Athinë dhe Madrid shënuan të martën huumbje prej përkatësisht 6,7 dhe 5,4 përqind. Në bursën e wall Street indeksi Dow JOnes ra me 2%, ndërsa indeksi i bursës së titujve të teknologjisë Nasdaq ra me 3%.
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe qeveria në Madrid hodhën poshtë spekulimet sipas të cilave edhe Spanja me borxhe të larta po përpiqet të sigurojë kredi emergjente nga FMN-ja.