Klinton ne Kajro per nje armepushim mes Izraelit dhe Gazes
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton ka mbërritur në Kajro në sajë të bisedimeve diplomatike për të krijuar një armëpushim mes Izraelit dhe Gazës. Klinton do të takohet me presidentin e Egjiptit Mohammed Morsi për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës.
E ndërkohë duket ende i largët një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe militantëve të Hamasit, ndërsa sulmet sa vijnë dhe intensifikohen. Një autobus është hedhur në erë në kohën kur përshkonte rrugën në qendër të Tel Avivit. Zyra e kryeministrit Netanjahu e quajti shpërthimin sulm terrorist, ndërsa kanë mbetur të plagosur më shumë se 20 persona. Pjesa më e madhe e të lënduarve janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Sipas të përditshmes "Haaretz" kanë nisur kërkimet për gjetjen e autorëve, çka do të thotë se nuk bëhet fjalë për një akt terrorist kamikaz. Sipas të dhënave të para, mjeti shpërthyes ka qenë i futur në një çantë.
Megjithë përpjekjet ndërkombëtare nuk ka për momentin një armëpushim në Gaza ku rrebeshi i bombave vazhdon. Mungesën e arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi e njoftuan burimet egjiptiane, ndërsa të dyja palët, si ajo izraelite dhe ajo palestineze bënë të ditur se për diçka të tillë do të duhet kohë. Gjatë natës janë sulmuar sërish objektiva në Gaza e numri i viktimave të një jave bombardimesh tejkalon 130.