Arrihet armepushimi mes Izraelit dhe Hamasit
Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për t'i dhënë fund dhunës një javore në të cilën rreth 160 persona kanë humbur jetën. Armëpushimi do te hyje ne fuqi menjëherë. Ministri i Jashtëm egjiptian Kamel Amr njoftoi armëpushimin në një konferencë shtypi në Kajro së bashku me sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton .
Detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa mësohet se kërkesat e Izraelit përfshijnë fundin e sulmeve të çdo lloji. Nga ana e tij Hamas ka kërkuar dhënien fund të bllokadës në Gaza dhe vrasjet në shënjestër nga Izraeli. Sipas një deklarate të lëshuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu Izraeli e ka pranuar marrëveshjen, ndërsa më parë është konsultuar me presidentin amerikan Barak Obama. Netanjahu ka pranuar sugjerimin "për të dhënë një shans propozimit të Egjiptit për një armëpushim dhe kështu të japë një mundësi për të stabilizuar situatën .
“Sulmet me raketa nga Gaza duhet të përfundojë dhe të kthehet qetesia . Tani ne duhet të përqëndrohemi në arritjen e një rezultati të qëndrueshëm që promovon stabilitet rajonal dhe siguri," -tha Klinton
Izraeli filloi ofensivën një javë më parë me vrasjen e liderit ushtarak të Hamasit Ahmed Jabari.