Kisha e Shën Kollit
Kisha e Shën Kollit në Voskopojë është ndërtuar brenda një viti e tre muajsh, nga qershori i vitit 1721 deri në shtator të vitit 1722. U pikturua nga një prej piktorëve më të mirë të shekullit XVII, David Selenica. Pikturimi i interierit ka përfunduar në vitin 1726, ndërsa hajati përfundoi së pikturuari në gusht të 1750 nga Konstandin dhe Athanas Zeografi. është monumenti më i plotë ndër pesë bazilikat e tjera që ruhen ende në Voskopojë. është shpallur monument kulture në vitin 1948. është restauruar para viteve ‘90 dhe restaurimi i fundit është bërë në vitin 2004.
#