E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisha e Shen Ndout, meshe per policine

Lac- Kisha e Shen Ndout ne Lac, lutet dhe bekon Policine e Kurbinit. Shkak eshte bere puna e mire qe uniformat blu kane kryer dy muajt e fundit, duke disiplinuar jo vetem rendin dhe qetesine ne kete zone tejet te frekuentuar, por edhe trafikun e mjeteve. Po keshtu shmangia e incidenteve, aksidenteve dhe parandalimi i disa ngjarjeve te renda, jane bere shkak qe prifti i Kishes, Mikel Pellumbaj, cdo te marte dhe te shtune te mbaje meshe per policet e rrethit te Kurbinit. Kete lajm e ka konfirmuar vete drejtuesi i Kishes per gazeten "KJ", duke shpjeguar edhe arsyet. Mbrojtja e pelegrineve nga uniformat blu gjate udhetimeve te tyre, shmangia e trafikut te renduar ne rrugen qe te con drejt Kishes, kane mjaftuar qe kreret e Shen Ndout te binden se punet shkojne shume mire. Incidenti i dy muajve me pare me dy vellezer nga Miloti, qe i prishen meshen dhe e kercenuan pas nje konflikti pronesie, duket se ka qene i fundit ne kete zone. Vendosja e patrullave policore ka disiplinuar cdo gje dhe rikthyer qetesine e munguar ne zone. Sipas Mikel Pellumbit, tashme edhe pelegrineve, nuk i duhet te presin me me ore te gjata ne rruge. Sipas priftit, "mesha per Policine e Kurbinit jepet dy here ne jave, pasi jane keto forca qe kane merita te vecanta per mbarevajtjen e pelegrineve ne Kishen e Shen Ndout".

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›