Inertet dhe privatet, "pushtojne" plazhet
Orikum- Ardhja e Veres dhe rritja e temperaturave po krijon kushte optimale, per nisjen e sezonit turistik ne plazhet e Vlores dhe Orikumit. Por ajo qe tremb me teper qytetaret, duket se eshte panorama qe te ofron bregdeti Jonian, pasi firma te ndryshme dhe individe abuzojne duke populluar zonen me mbeturina dhe inerte te ndryshme. Situata duket se i ka shpetuar edhe autoriteteve vendore, te cilat nuk kane marre asnje mase per te penalizuar shkelesit e ligjit dhe pastruar zonen. Nje prej zonave me te ndotura eshte edhe bregdeti i Radhimes, qe vijon te bjere pre e "pushtimeve" sezonale, te cilat bejne qe vit pas viti, vija bregdetare te behet edhe me e thyer, si pasoje e hedhjes se inerteve. Vitin e kaluar bashkia e Vlores dhe e Orikumit, parashikoi qe per 2009-en sezoni te ishte me i suksesshem dhe te kishte rritje te numrit te pushuesve dhe turisteve. Por nese do te vazhdohet me keto ritme, do te prishet ekosistemi, si dhe do te vihet ne pikepyetje suksesi per sezonin e ardhshem turistik.
Situata vazhdon te jete shqetesuese, kur askush nuk reagon dhe teksa vezhgon vijen bregdetare mund te veresh problemet qe lindin. Konkretisht, nje masiv i madh dherash eshte hedhur ne zonen e Radhimes, ku tonelata te tera jane grumbulluar kryesisht nga ana e poshtme e rruges, buze detit. Pjesa me e madhe e mbeturinave apo dherave jane hedhur ne det dhe si pasoje jane krijuar mole te vegjel, te cilet ngrihen pa leje nga persona te ndryshem me qellim shfrytezimin e tyre, gjate sezonit turistik. Edhe pse buze rruges kryesore, asnje mase nuk eshte marre nga ana e bashkise se Orikumit, e cila ka ne juridiksion zonen, pasi ne disa vende ka nisur krijimi i moleve dhe plazheve private pa asnje leje nga keto autoritete. Madje, dallget marrin me vete shume dhera dhe mbeturina, duke i percjelle ne thellesi te ujit. Sikur te mos mjaftohej me kaq, fale transportit te dherave me mjetet e renda, ne disa vende eshte ndotur dhe asfalti i rruges, duke krijuar dhe rreshqitje per mjetet e tjera.
Sipas banoreve te kesaj zone, dherat ne det hidhen kryesisht naten me mjete te renda. "Plazhet publike buze rruges nacionale ne Radhime, tashme po behen pre e uzurpimeve te privateve, qe nxjerrin fitime kolosale gjate sezonit turistik, duke prishur ekosistemin ne kete zone dhe duke ndotur e cenuar bukurite natyrore te zones", u shpreh nje 50-vjecar per gazeten "KJ", banor i zones turistike ne Orikum. Bashkia e Orikumit nuk ka marre asnje mase per te parandaluar hedhjen e dherave gjate bregdetit.
Ornela Hila