E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO ne udhekryq

Udheheqesit e NATO-s do te takohen te premten dhe te shtunen ne Lisbone ku do te diskutohet koncepti i ri strategjik i aleances. Koncepti i fundit strategjik u miratua 11 vite me pare dhe ekspertet thone se ka ardhur koha qe aleanca te miratoje nje dokument te ri qe do te permbaje pergjegjesite e NATO-s ne boten qe ka ndryshuar dramatikisht. Nga Express me 18 nentor 2010 ne ora 1947

Kreret e shteteve dhe qeverive nga 28 vendet anetare te organizates se traktatit te Atlantikut te Veriut apo NATO-s do te takohen te premten dhe te shtunen ne Lisbone me c146rast vemendja e tyre do te perqendrohet ne nje koncept strategjik te ri 150 thene ndryshe ne nje deklarate te re te misionit te aleances ndersa perpiqen te ripercaktojne rolin e saj ne periudhen e pas Luftes se Ftohte.

Koncepti i fundit strategjik u miratua 11 vite me pare dhe ekspertet thone se ka ardhur koha qe aleanca te miratoje nje dokument te ri qe do te permbaje pergjegjesite e NATO-s ne boten qe ka ndryshuar dramatikisht gjate dekades se fundit.

Robert Hanter ish ambasador i Shteteve te Bashkuara ne NATO gjate administrates Clinton thote se koncepti strategjik do te parashtroje ne vija te pergjithshme rolin e NATO-s gjate viteve te ardhshme.

Numri nje 150 eshte vemendja ne mbrojtjen e vete aleances 150 i ashtuquajturi Neni Pese ideja e tre Musketareve 150 nje per te gjithe dhe te gjithe per nje. Se dyti mbrojtja territoriale nuk eshte me funksioni kryesor por jane kercenimet dhe sfidat qe do te dalin ne vende te ndryshme ne menyra te ndryshme. Per shembull terrorizmi krimi nder-kufitar. Do te jete ne vemendje edhe siguria e energjise megjithese aleanca nuk do te kete rol primar. Sigurimi kibernetik do te jete shume i rendesishem theksoi Hanter.

Hanter tha se dokumenti i NATO-s do te flase gjithashtu rreth ndertimit te partneriteteve te reja me vende si Koreja e Jugut dhe Japonia.

Koncepti i ri strategjik eshte bazuar mbi nje raport te hartuar nga i ashtuquajturi grup i eksperteve ne fillim te vitit i kryesuar nga ish Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright qe iu paraqit Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Ai do te parashtroje misionin e ri gjate takimit te nivelit te larte te Lisbones.

Me gjithe dokumentin e ri nje nga problemet baze te NATO-s duket se nuk eshte adresuar. Behet fjale per raportet e Aleances me Mosken. Se fundi Rasmussen ka biseduar me presidentin rus per zgjerimin e komunikimit dhe bashkepunimit.

147Mendoj se takimi ne Lisbone do te jete nje fillim i ri per marredheniet mes Rusise dhe NATO-s148 tha Rasmussen.

E njejta fryme bashkepunimi u vu re dhe ne deklaratat e kancelares gjermane Angela Merkel pas takimit trepalesh gjermano-franko-rus.

147Mendimi im eshte se kercenime te medha si terrorizmi rrenimi i shteteve armet berthamore jane rreziqe per te gjithe ne. Ne kete kuptim duhet t146i adresojme keto probleme se bashku qendrim me te cilin Rusia eshte dakord148 tha Merkel.

Kishte nga ata qe e pane takimin trepalesh si shenje per renien e aftesise se NATO-s per te biseduar me Rusine si dhe deshmi per zvogelimin e rendesise se Aleances ne Evropen e re ku vende te ndryshme nuk ndajne perparesi te njejta.

Vendet e reja anetare te NATO-s gjithmone u bien zileve te alarmit se Rusia permes forcimit te raporteve dypaleshe me vendet e Aleances synoje te minojne nga brenda unitetin e perendimit.

Nga ana tjeter Rusia propozoi nje strukture te re sigurie ne Evrope. Viktor Kremnjuk nga Instituti per Studime amerikano-kanadeze ne Moske e mbron propozimin e Medvedevit. Ai theksoi se rruga e vetme e bashkepunimit eshte marrja e detyrave te perbashketa ne Afganistan Iran apo gjetke.

147Ne kete realitet Rusia e NATO-ja duhet te sillen si aleate por ne te njejten kohe jo domosdoshmerisht te jene pjese e nje aleance zyrtare148 tha Kremnjuk.

Ne mesin e shume propozimeve per nje strategji te re evropiane ne fushen e mbrojtjes vecohet ai i Keshillit Evropian per Politike te Jashtme. Dokumenti ne fjale propozon ngritjen e nje forumi jo zyrtar te quajtur siguria trepaleshe ku marrin pjese Bashkimi Evropian Rusia e Turqia.

Ekspertet thone se udheheqesit e NATO-s do te diskutojne gjithashtu operacionin e aleances ne Afganistan. Ajo ka aty me shume se 130 mije trupa.

Robert Hanter thote operacioni i NATO-s ne Afganistan eshte i lidhur me konceptin strategjik te pergjithshem te aleances.

Ekspertet besojne se ne takimin e nivelit te larte nuk ka te ngjare qe vendet e NATO-s te kontribuojne me me shume trupa luftarake ne misionin e Afganistanit. Nga agjencite

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›