E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha katolike, flamurtare e çështjes kombëtare

TIRANE- Pasi uroi të gjithë shqiptarët që besojnë në zot për ditën e Pashkë,s kreu i qeverisë, Sali Berisha në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë vlerësoi maksimalisht rolin e kishës katolike në shpalljen dhe konsolidimin e pavarësisë së Shqipërisë.

Ky është një moment shumë i veçantë, këtë vit Pashkët festohen në 100 vjetorin e pavarësisë. Eshtë në detyrimin e mbarë shqiptarëve, të përulen me nderimin më të madh para rolit të jashtëzakonshëm që udhëheqësit e klerit katolik, ortodoks, mysliman kanë luajtur këto 100 vjet, në konsolidimin e pavarësisë së Shqipërisë.- tha Berisha.

Kryeministri tha se nuk duhet të çuditemi që nëse i kthehemi viteve të pavarësisë, do të gjejmë në histori përfaqësues të klerit katolik, të cilët bënë gjithçka për formimin e shteti shqiptar, përdorën të gjithë fuqinë e tyre, lidhjet e tyre, nga Senati e Kongresi Amerikan, deri në Vatikan.

Sipas Berishë, Kisha Katolike u shndërrue në ato vite në një flamurtare të vërtetë të çështjes kombëtare dhe të pavarësisë, të konsolidimit të pavarësisë se Shqipërisë.

Sot në këtë 100 vjetor nuk mund të mos përulesh para sakrificës sublime të dhjetra e qindra klerikëve katolikë që u flijuan për tu bërë të pavdekshëm për të mbrojtur vlerat hyjnore dhe njerëzore nga një regjim barbar. Nderim të madh ndaj Imzot Rrok Mirditës dhe të udhëheqësve të tjerë të komuniteteve fetare, që këto 20 vite i rikthyen Shqipërisë më të çmuarën e shpirtit të tyre, besimin tek zoti- përfudnoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›