E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do rimëkëmbim ekonominë

Edi Rama dje në Asamblenë e PS

Kreu i PS në Asamblenë Kombëtare akuzoi maxhorancën për thellim të krizës ekonomike.

Ne duam punësim real, ata ofrojnë rritje të papunësisë

Kreu socialist, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, tha se programi i PS, Rilindja shqiptare, do rimëkëmbë ekonominë shqiptare nga kriza. Në qendër të fjalës së kryesocialistit ishte oferta e PS për të dalë nga kjo situatë dhe gjendja në të cilën maxhoranca aktuale e ka çuar vendin. Alternativa jonë është rimëkëmbja e ekonomisë. Oferta e tyre është rrënimi i mëtejshëm ekonomik. Ne duam punësim real. Ata ofrojnë rritje të papunësisë. Ne duam taksim të ndershëm, ata ofrojnë një taksë të sheshtë që mbyt shtresën e mesme dhe të varfrit dhe ndan me thikë edhe vetë sipërmarrjen midis 95% të sipërmarrësve dhe një 5 përqindëshi që përfiton një politikë klienteliste me sfond tërësisht kriminal. Ne duam ta mbështesim biznesin. Ata ofrojnë vetëm një rrugë qorre për biznesin, që sjell rrënimin e mëtejshëm të tij. Ne duam shërbime publike që të jepen sipas nevojës. Ata ofrojnë shërbime publike vetëm sipas mundësisë për të paguar. Ne duam një zhvillim modern rural. Ata ofrojnë si të vetmen rrugë braktisjen e fshatit në gjendje natyrale, u shpreh Rama.
Taksat
Në qendër të reformës që PS do të bëjë përmes programit të saj, sipas Ramës, është sistemi i taksimit. Rama bëri diferencim dhe brenda komunitetit të biznesit në mënyrën se si do të taksohet. Është dramatike që e ashtuquajtura ulje e taksave që propozon në vijimësi Kryeministri, të jetë ulje për ata që janë vetëm 5% e komunitetit të sipërmarrësve dhe të jetë barrë e shtuar, qoftë brenda komunitetit të sipërmarrësve, ku biznesi i vogël dhe i mesëm kontribuon njësoj si korporatat e mëdha, qoftë edhe mes komunitetit të sipërmarrësve si i tërë dhe 95% të shqiptarëve, të cilëve taksa e sheshtë u bën praktikisht të pabërën në ekonominë e tyre familjare. Ne do të ulim taksat për këtë 95% të shqiptarëve, ndërkohë që komunitetit sipërmarrës do tia themi shumë qartë: Nuk mundet që një biznes i vogël apo i mesëm të paguajë taksa njësoj si një korporatë. Nuk mundet që një biznes i vogël apo i mesëm, qoftë dhe i madh, i ndërtuar në rrugën e konkurrencën dhe sakrificave, të paguajë taksa njësoj si klientët e qeverisë, u shpreh Rama. Po për çështjen e taksave, Rama shprehu shqetësimin e biznesmenëve se si sfidohen nga nëpunësit e shtetit, të cilët, sipas tij, në vend që të mbledhin taksa, u bëjnë atyre presion. Ne kemi mbledhur dëshmi nga biznesmenët, dëshmi të cilat angazhohem që do tua vëmë në qafë të gjithë këtyre banditëve që u shkojnë nga pas dhe për llogari të tyre personale në gjithë piramidën se si është ndërtuar administrata marrin pjesën e tyre… ku është pjesa ime?- i thotë. Ju siguroj që ajo ku është pjesa ime? është pjesë, e cila e sfidon taksën e sheshtë, në rastet e shumë privatizimeve që u takojnë me ligj e zakon. Panorama e vendeve të tjera, të cilat kanë kaluar nga këto eksperienca, regjimesh klienteliste, flet qartë. Fundi është që ata që pasurohen më shumë, detyrohen pastaj ti investojnë për rrethime e për roje që të mbrohen nga ata që nuk kanë më asgjë çfarë të humbin, tha Rama.

Punësimi
Rama theksoi në fjalën e tij se objektivi i PS është rritja e punësimit në vend. Ne duam punësim real, ata afrojnë rritje të papunësisë. Nuk mund të ketë punësim real të Shqipëri. Jo sepse taksat nuk janë të ulëta për sipërmarrësit, por të jemi realistë, sipërmarrësit përballen me një taksë të fshehtë, e cila është shumë herë më e madhe se sa çdo llogari mbi parimin e progresivitetit që mund të bëhej, u shpreh kryesocialisti.

Administrata
Për kreun socialist, administrata aktuale është një zyrë punësimi për militantët. Nuk mund të garantosh një rrugë të hapur dhe stabël për kapitalet e huaja me këtë lloj administrate, e cila është thjesht dhe vetëm zyrë punësimi për militantët e partive të koalicionit që qeveris, të cilëve rroga nga paratë e taksapaguesve u jepet vetëm si shpërblim për punën e partisë që bëjnë, jo si shpërblim për punën që e bëjnë në shërbim të taksapaguesve, u shpreh Rama.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›