Meta në Durrës: Duhet model i ri për kodin zgjedhor

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta e ka cilësuar si të dështuar modelin spanjoll për zgjedhjet ndërsa ka shtuar se vendi ka nevojë për një sistem të ri zgjedhor.
I pranishëm në konventën e Lëvizja e Gruas për Integrim, Meta mbajti qëndrimin e tij për reformën zgjedhore duke theksuar se kodi kërkon patjetër formulë të re me qëllim që vota të jetë e barabartë dhe të numërohet drejt.
Ndërsa për zgjedhjet Presidenciale Meta është shprehur se Presidenti duhet të jetë një figurë gjithëpërfshirëse.
Duke folur në konventë e LGI se Meta ka kërkuar rritjen e rolit të gruas në shoqëri duke theksuar se nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Europian pa fuqizuar rolin e gruas.
Ai gjithashtu ka kërkuar përfaqësim të barabartë në parlament ndërsa ka vlerësuar edhe LGI-në si promotor të zhvillimit.