Kisha në Përmet, Dule: Këto fenomene kanë cënuar imazhin e vendit
GJIROKASTER – Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule reagoi sot nga Gjirokastra në lidhje me largimin e Kishës Ortodokse nga Pallati i Kulturës në Përmet. Dule theksoi se PBDNJ denoncon shkeljet që prekin çdo besimtar, ndërsa tha se ndërhyrja e djeshme e përmbarimorëve në kishë cenon imazhin e vendit.
Duke ju referuar rasteve të mëparshme gjatë diktaturës, ku sipas tij, shteti ju shpalli luftë komuniteteve fetare, Dule tha se shteti shqiptar ka precedentin më të errët gjatë këtyre dy shekujve të fundit në marrëdhënie me fetë. Sipas tij, një rast flagrant i tillë u shënua edhe dje. Dule theksoi se vendet e shenjta fetare qëndrojnë mbi vendimet e gjykatave.
Kreu i PBDNJ-së bëri thirrje që çështja e kishës së Përmetit të zgjidhet duke u bazuar në marrëveshjen e vitit 2009 mes shtetit shqiptar dhe Komunitetit Ortodoks.
Një ditë më parë janë nxjerrë me forcë jashtë Pallatit të Kulturës së Përmetit krerët e Kishës Ortodokse në këtë qytet. Përplasja ka ndodhur mes Zyrës së Përmbarimit dhe klerikëve. Përmbarimi ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke dorëzuar pranë Bashkisë së Përmetit Pallatin e Kulturës, të zaptuar 16 vite më parë nga Kisha Ortodokse.
Por përmbaruesit kanë hasur në rezistencën e priftërinjve ortodoksë, si dhe besimtarëve që ndodheshin në kishë. Përfaqësuesit e Përmbarimit, të mbështetur dhe nga policia private, kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës ikona të Kishës, kambana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin shqiptar.
Përfaqësuesit e Kishës Ortodokse në Përmet pretendojnë pronësinë e truallit, ndërkohë që të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar pretendimet e tyre. Ikonon Qerimi, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse "Shën Mëri" në Përmet, tha se "ish-Pallati i Kulturës funksionoi si objekt fetar prej 4 shkurtit të vitit 1998, falë një vendimi të Gjykatës së Përmetit. Gjykata e Apelit e Gjirokastrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë".
Një ditë më parë ka reaguar ashpër Mitropolia e Gjirokastrës, e cila dënoi përdorimin e dhunës në kishën e Përmetit. "Klerikët u rrahën në mënyrë barbare. U penguan në mënyrë të dhunshme besimtarët që të hyjnë në kishën e tyre. U grabitën sende në kishë me pretekstin e Përmbarimit të vendimeve gjyqësore, të cilat ndërkaq janë parashkruar. Sakrilegje të rënda, ngaqë u vu dorë mbi sende të shenjta të kishës", - thuhet në reagimin e Mitropolisë.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Përmet, hiqet kryqi, flamur në Pallatin e Kulturës, Mitropolia: Klerikët u rrahën Incidentet me Kishën në Përmet, reagon Athina zyrtare Shtypi grek: Prifti dhe besimtarët dhunohen nga paramilitarët