Kisha në Përmet ka vetëm 10% të territorit të godinës
Fatmir Masha/qytetar
Shtëpia e Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet është pronë e qytetarëve të Përmetit që prej 65 viteve. Vetëm 10 % e territorit të Shtëpisë së Kulturës që pretendohet, mund të jetë pronë e kishës, kurse pjesa tjetër prej 90 % nuk mund t’ia marrësh qytetarëve të Përmetit e t’ia japësh grekëve që me veshjen e tyre hiqen si të fesë, por janë të infiltruar për qëllimet më të këqija për kombin tonë. Në Përmet nuk jeton vetëm komuniteti ortodoks, që ta tjetërsojë këtë pronë të qytetit. Në vitin 2002 pretendimet e Kishës Ortodokse u hodhën poshtë nga gjykata me argumente ligjore. Nga 2002 deri më sot ortodoksit e ardhur nga Greqia kanë qëndruar me forcë në kundërshtim me ligjin. Tani erdhi koha që Përmbarimi të zbatoje vendimin! T’i kthejë pronën qytetarëve të vet qofshin ortodoksë, myslimanë etj.. Stop qeverisë greke që fut hundët në punët e brendshme të Shqipërisë!