E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisha në Prizren e mbyllur për Demaçin

Veprimtari Adem Demaçi ka pritur disa minuta para derës së Kishën Ortodokse, Shën Gjergj në Prizren, për të hyrë brenda dhe për t’ua uruar festen e Krishtlindjeve Ortodokse, klerikëve të atyshëm, mirëpo derën nuk e ka hapur askush.

Demaçi ka thënë se ndodhej aty për t`ia uruar këtë festë serbeve, pasi që e konsideron festë edhe të shqiptarëve. Sipas tij rreth 20 % të shqiptareve i përkasin besimit ortodoks, raporton rtk. Ai tashmë, për të njëjtat qëllime, ka marrë rrugën në drejtim të Manastirit të Deçanit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›